Categories Lajme

Rama: Nuk negocioj me Berishën për presidentin e ri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur para mediave pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste. Ai i është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me emrin e Presidentit të Ri të Republikës, duke theksuar se deri tani nuk ka asnjë emër konkret. Ndërkohë Rama ripërsëriti edhe njëherë se nuk do të ketë asnjë negociatë për emrin e Presidentit me Komisionin e Rithemelimit.
Rama: Po ta kishim identifikuar do ta kishim publikuar,. Ne nuk kemi bërë votim, kemi mbledhur propozime. Po ju thosha që këto kritere profile fusha, janë organizma për të krijuar mjegull gjatë rrugës, ndërekohë që është shumë e qartë që nuk është as fusha, as mbledhjet për profile që nxjerrin kandidaturën për president. Sepse pavarësisht nga fusha, apo çfarë mund të shkruajmë, është absolutisht e panevojshme të shkojmë në një drejtim që është thjeshtë për të konsumuar kohën deri në ditën kur del emri. Kushtetuta ka nevojë për një garant, republika ka nevojë për një figurë që të mishërojë normalitetit, mes besimeve, bindjeve dhe opinioneve të ndryshme. Patjetër e gjithë kjo bashkësi shqiptare ka nevojë për një pikë referimi, dhe për një shqiptar për shqiptarë, ku gjithkush ta konsiderojë një person me të cilin e lidh një urë respekti.Pyetje: A ka ndonjë sinjal nga PD për të negociuar?

Rama: Nuk ka ende një proces. E kam thënë dhe e përsëris është shumë e qartë vija e kuqe për ne, ne nuk bëjmë asnjë negociatë me Berishën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME