Categories Lajme

Rama: Paga mesatare 900 euro në mesin e 2024. Na akuzojnë se mbështesim të pasurit, por 33% e buxhetit shkon…!

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave se Partia Socialiste mbështet të pasurit, duke thënë se 33 % e buxhetit shkon për mbrojtjen sociale.

Gjithashtu Rama u shpreh se mesin e vitit të ardhshëm synohet arritja e pagës 900 euro.

“Në 2024 zbresim borxhin në kufirin e 60% është një zbritje prej thuajse 15 pikësh dhe flet për shëndetin e ekonomisë tonë. E theksoj gjithmonë në raport me të djeshmen. Sfida mbetet se sa duhet të japë ekonomia jonë. Inflacioni me të vërtet në Shqipëri është rritur, por mbetet më i ulët në krahasim me rajonin. Gjithashtu dolëm edhe nga lista gri, kjo erdhi si rezultat i një përpjeke disavjeçare sistematike dhe është shumë e rëndësishme sa i përket lirshmërisë së transaksioneve financiare. Shifra më domethënëse që e përkthen këtë rritje dhe këtë shëndet të ekonomisë tonë, në ekonominë e familjeve është shifra e rritjes së pagave. Buxheti i 2024 ka praktikisht 400 milionë euro vetëm për rritje pagash.

Të mos harrojmë që sot vërtet kemi një pagë minimale 400 mijë lekë të vjetra, por për shkak të shëndetit të ekonomisë dhe forcimit të lekut, kemi pagë minimale 400 euro dhe me rritjen që do t’i bëjmë pagave për mjekët e përgjithshëm, mësuesit, infermierët, punonjësit e policisë së shtetit, dhe punonjësit e administratës, në mesin e vitit të ardhshëm do të arrijmë të kemi një pagë mesatare 900 euro. Dhe kjo besoj është një shifër domethënëse për të treguar për atë që është bërë, natyrisht që ambicia është shumë më tepër.

Ndërsa 250 milionë euro të tjera shkojnë për pensionet, qoftë për indeksimet qoftë për bonuset e pensionistëve. Shpesh kritikohemi, apo tregohemi si një parti socialiste që ka humbur sensibilitetin ndaj shtresave në nevojë apo qëndron më pranë të pasurve. Por 33 % e buxhetit të shtetit tonë, që mos harrojmë është rritur më shumë se 2 fish nga koha kur morëm detyrën, 33 % shkon për mbrojtje sociale. Që nga pensionistët deri tek bebet e porsalindura

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME