Categories Lajme

Rama për Bojken Lakon: Dënohet një këngëtar se hap disa dritare, ndërkohë që në bregdet…

Kryeministri Edi Rama, ndërsa fliste në Kongresin e Partisë Socialiste për Reformën në Drejtësi dhe vështirësitë e saj, u ndal te dënimi me tre vite burg, i këngëtarit Bojken Lako.

Duke kritikuar gjykatat dhe gjykatësit, ai tha se dënohet një këngëtar për disa dritare të hapura, ndërkohë zvarriten vendimet për pallate pa leje në breg të detit. Rama tha se këto raste, s’janë të vetmet.

“Nuk është faji dhe përgjegjësia jonë që askush përpara nesh nuk e nisi këtë rrugë. Të gjithë u stepën nga Reforma në Drejtësi që do të bënte pikërisht këtë që po bën, goditjen në radhët e sipërme të pushtetit politik. Sikur ta kishin nisur të tjetër më parë këtë reforme, sot Shqipëria do të ishte një vend tjetër, por janë humbur 25 vite. Çerek shekulli. Koha që humbet bashkë me mundësitë që sjell është më e gjatë se sa koha që humbet kur mundësitë janë aty. Shqipërisë iu treten shumë shanse dhe mundësi të kohës, koha i solli Shqipëria s’i shfrytëzoi.

Pikërisht se përse Reforma në Drejtësi, ka nisur me vonesë kaq të gjatë do të duhet të durojmë shumë fare teksa luftojmë për drejtësi. Duhet të shtrëngojmë dhembët e të ecim përpara. Nuk duhet të lëndohemi edhe kur njerëzit tanë thonë ‘ik ore se të gjithë jeni bashkë.

Do e durosh, pavarësisht se sa e tmerrshme është të mendosh të jesh në një çanak me Sali Berishën dhe Ilir Metën. Dënohet me heqje lirie një këngëtar se hap një dritare, apo zgjeron një objekt, ku ndërkohë strukturat shtetërore, policia, INUK-u, presin prej muajsh e muajsh, që gjykata dhe gjykatësit të mos marrin në mbrojtje një pallat të tërë pa leje m’u në breg të detit”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME