Categories Lajme

Rama për tensionet: Nuk kam folur me “vëllaun” Vucic, bëri teatër të gabuar me helikopterë dhe aeroplanë

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp me homologun Kurti, ritheksoi arsyet e dialogut të tij me Serbinë, dhe ato që ai cilëson si keqkuptim në raport me marrëdhënien me Prishtinën zyrtare.

“Ëndrra për të jetuar bashkë si europian është e pashmangshme, dita kur shqiptarët por edhe serbët e boshnjakët do të jetojnë së bashku.

Por edhe dita kur Serbia do të njohë Kosovën është e pashmangshme, ashtu si kërkesa për faljen e krimeve të paharrueshme të luftës që të vulosë udhëtimin e vështirë drejt paqes. Nuk është çështje a do të vij ajo ditë por kur do të vij dhe çfarë duhet të bëjmë ne shqiptarët për ta afruar këtë ditë.

Në këtë përpjeke mund të kemi arsyetime të ndryshme, por kjo nuk vë në dyshim atdhedashurinë as vëllazërinë për njëri-tjetrin, nuk e kam për mua dhe Albinin, por për të gjithë ata që lexojnë marrëdhëniet për shqiptarët me syzet e paragjykimit për pikëpamjet. Unë patriotizmin nuk  e kuptoj si ndasi por si përpjekje e përbashkët për brezat e ardhshme”, deklaroi kryeministri shqiptar.

Rama u pyet edhe nëse kishte diskutuar me homologun serb mbi çështjen e tensionit me Kosovën për reciprocitetin e targave, që ka acaruar situatën në kufi.

“Nuk kam pasur një bisedë me presidentin Vucic, ose si thonë miqtë e mi kosovar në rrjetet sociale, vëllahun tim Vucic. Kjo sepse e drejta në këtë rast është e Kosovës.

Ne jemi në krah të Kosovës siç është i gjithë komuniteti ndërkombëtar”, deklaroi kryeministri shqiptar duke shtuar madje se “ arsyeja për të bërë teatër me helikopterë dhe me aeroplanë në Serbi është leximi më i gabuar. Ta përfytyrojë edhe vëllau im atje sikur të kishte ndodhur diçka”, deklaroi Rama, që kritkoi edhe deklaratat e dhëna nga ambasadori rus.

Nga ana tjetër, sipas Ramës mbetet nevoja për dialog, duke kujtuar edhe vendime të mëparshme që sipas tij janë shndërruar në një bumerang për Prishtinën.

“Natyrisht i takon kryeministrit Kurti të marrë vendimin e duhur që kjo të çojë përpara dialogun. Iniciativën e tarifës 100% unë e kam mbështetur si një klithmë e nevojshme, por tarifa u kthye në një litar në këmbët e Kosovës, një problem më i madh se vetë problemi dhe kjo duhet shmangur. E mbështesim dialogun 100% dhe mendojmë se është rruga e duhur”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME