Categories Lajme

Rama-popullit: S’jam i rënë nga qielli dhe as nuk gënjej për vota

Në një mesazh drejtuar popullit shqiptar, Rama u shpreh se asnjëherë nuk ka gënjyer apo ka premtuar vota, duke shtuar se kundërshtarët e tij mund ti mundte me çerekun e premtimeve që ka bërë. “Nuk jam nga soji i politikanëve që gënjej për vota”, tha më tej Rama, duke sjellë në fokus punën e bërë ndër vite. Referuar akuzave mbi pasurinë e tij, ai u tregua i drejtëpërdrejtë. Si dhe pranoi se nuk është i varfër, e në të njëjtën kohë nuk ka ëndërruar që të jetë i pasur. “Ju kërkoj të më lexoni drejt e në sy, ashtu siç po ju shoh unë drejt në sy. Nuk jam i rënë nga qielli, nuk kam menduar ndonjëherë se jam pa të meta. Përkundrazi kam më shumë se ju, ndoshta se jam më i gjatë nuk më ka thënë kurrë mendja se jam i pagabueshëm. Përkundrazi, jam më shumë se ju.

Për shkak të punës duhet të marr vendime më shumë se ju. Nuk kam bërë asnjë gabim të qëllimshëm për të përfituar në dëm të popullit. Kush më njeh nga afër e di që nuk këmbëngul në një opinion të gabuar. I dëgjoj kundër-argumentet më shumë se duhet. Kam kërkuar edhe ndjesë publike kur kam gabuar. Nuk më kujtohet ta ketë bërë ndonjë paraardhës i imi. Por nuk e mas veten me ketë metër. Jo të gjitha gjërat që kam premtuar i kam arritur në kohë, nuk kam premtuar diçka për të kaluar radhën apo thjesht për vota. Kurrë. Nuk jam nga soji i politikanëve që gënjej për vota. Pse do të duhet të gënjeja, të premtoja gjëja që nuk i besoja as vetë? Kundërshtarët mund ti mundja me çerekun e premtimeve që kam bërë. Balta e pafundme për hajdutllëqe nuk mund të bjerë mbi mua. S’jam i varfër dhe nuk kam ëndërruar të jem i pasur. Këtë detyrë e jetoj si privilegjin më të madh”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME