Categories Lajme

Rama premton rritje pagash me 40 % për stafin mjekësor

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në maternitetin e ri të Beratit, shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Gjatë një bashkëbisedimi me stafin mjekësor, Rama foli për rritjen e pagave, ndërsa theksoi se do të bëhet një ndërhyrje me synimin që pagat të kenë një rritje të konsiderueshme, rreth 40%.

Kryeministri gjithashtu  zbuloi se kjo rritje do të kombinohet bashkë me pagat e mësuesve. “Për pagat e mjekëve, infermierëve, personelit mjekësor do të bëjmë një ndërhyrje të fortë dhe do të jetë një rritje e konsiderueshme.

Nuk dua të flas me shifra finale, por besoj se do të arrijmë rreth 40%. Duam ta bëjmë të kombinuar bashkë me pagat e mësuesve dhe të plotësojmë një zotim, se do të kemi një rritje 40% në këtë katër vjeçar që po mbyllim”tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME