Categories Lajme

Rama publikon bisedën e veçantë: Sipas këtij shokut unë jam 123 vjeç

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video ku shfaqet duke bashkëbiseduar me një djalë të vogël, i cili i përgjigjet kryeministrit me insistim se, ishte 20 vjeç. Rama buzëqeshi dhe u shpreh se “sipas këtij shokut unë jam 123 vjeç”. Kryeministri e pyet djalin e vogël se sa vjeç është dhe djali i thotë se “jam 20 vjeç. Rama i çuditur se nuk e kish kuptuar mirë përgjigjen e tij e pyeti sërish, 20 vjeç apo 20 kg?. Djali i vogël insiston duke thënë që është 20 vjeç. “I madh je”, i tha Rama duke qeshur teksa mbante i ulur të përqafuar djalin.

“Po ti ke dalë te televizori” e pyeti djali kryeministrin. “Po çfarë të bëj, aty punoj unë, te televizori”, iu përgjigj Rama. “Po ty të ka shikuar babi te televizori”, vijon djali i vogël. “Unë në televizor punoj, ti punon në playstation”- u shpreh Rama.

Ndërsa djali iu përgjigj se “Unë nuk punoj. Vetëm se bëj ca lojëra dhe nuk e kam frikë se jam trim dhe luaj lojë me armë”. “Mos luaj me armë”- i tha Rama, ndërsa djali iu përgjigj “ta thashë një herë që unë jam trim”. “Po ma the”- i ja ktheu kryeministri, “e unë nuk marrë vesh, po duhet të ma thuash më shpesh”- tha Rama. Ndërsa e pyeti përsëri djalin, “ta ndajmë këtë muhabet, je 20 kg apo 20 vjeç? Djali tha “se jam 20 vjeç”. Kryeministri qeshi dhe e përqafoi vogëlushin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me tre fëmijët e zhdukur prej disa ditësh, njëri prej të miturve gjendet i pajetë në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me tre fëmijët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë…

LEXO ME SHUME