Categories Lajme

Rama publikon detaje nga projekti për transformimin e portit të Durrësit: Pse mandati i tretë është për mbarë Shqipërinë

Në Portin e Durrësit do të realizohet një ndër investimet më të mëdha, i cili do të transformojë totalisht pamjen aktuale të këtij porti duke i dhënë atij një pamje dinjitoze.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot detaje nga projekti për portin e ri turistik të Durrësit, i cili me investimin prej 2 miliardë eurosh pas marrëveshjes së bashkëpunimit me Qeverinë e Emirateve të Bashkuara, do të kthehet në marinën më të madhe të Mesdheut.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë shembull të thjeshtë, të një investimi fantastik e të shumëpritur si ky, që na janë dashur disa vjet ta afrojmë kaq pranë, i cili tregon fare qartë edhe pse mandati i tretë nuk është për mua, po është për ju, për Durrësin, për të gjithë ne dhe për mbarë Shqipërinë, duke na dhënë mundësinë të mos lemë në mes asnjë nga betejat për të ardhmen, ju uroj një fundjavë të qetë”, shprehet Rama.

Ndërtimi i portit turistik të Durrësit do të hapë 12 mijë vende pune. Sipas masterplanit, porti i mallrave do të rialokohet në zonën e Porto Romanos, ndërkohë që porti aktual do t’i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë, i cili do t’a kthejë atë në një port turistik.

Porti i ri i Durrësit do të lidhet me zonën e Porto Romanos, e klasifikuar si një zonë e lirë ekonomike, me një linjë hekurudhore e cila do të lehtësojë lëvizjen dhe qarkullimin e mallrave.

“Ne duhet të shohim perspektivën e portit të mallrave si një perspektivë të lidhur në një anë me ambicien për të pasur një port shumë të rëndësishëm nga pikëpamja e vëllimeve që administron, dhe për ta pasur portin të lidhur me një hapësirë të aktivitetit ekonomik që në zemrën e qytetit është e pamundur”, ka deklaruar pak ditë më parë Kryeministri Rama.

Rama është shprehur se “nëse sot kemi një nga kompanitë më të mëdha të botës, e cila ka ndërtuar dhe operon në një pjesë të madhe të investimeve turistike në gjithë Lindjen e Mesme, por jo vetëm, që jo vetëm e ka shprehur dëshirën, por tani më ka dorëzuar edhe projektin e fazës së parë të portit turistik të Durrësit, kjo vjen sepse Shqipëria ka ndryshuar në sytë e botës, kjo është pak, por e sigurt”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME