Categories Politike

Kryemadhi në Pogradec: Angazhimi i të rinjve në politikë i domosdoshëm, rinia në fokusin e programit tonë

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një  takim me të rinjtë në Pogradec.

“Sot angazhimi i të rinjve në politike është i domosdoshëm për shumë arsye. E para sepse mungesa e të rinjve në jetën politike por dhe në të gjithë strukturën e shtetit shqiptar  ka bërë që jo vetëm të jenë arrogantë, jo vetëm të harrojnë rininë por  të shkatërrojnë sistemin. Dhe për ne shkatërrimi i sistemit do të thotë që nga shkatërrimi i shkollës, i sistemit arsimor i cili sjell pastaj të gjithë boshllëqet dhe goditjet që vijnë në shëndetësi ekonomi”, tha ajo.

Kryemadhi tha se “në programin tonë kemi 5 propozime shumë të thjeshta ku kryesoret bazohen tek arsimi.

“Për ne programi “Mëso dhe Fito” është një nga politikat më të rëndësishme sidomos për shkollat profesionale dhe më pas është për të vazhduar dhe  me rritjen e buxhetit në arsim në mënyrë të tillë që të krijojmë hapësira jo vetëm për të zhvilluar infrastrukturën por dhe për pagesën e mësuesve në mënyrë të tillë që mësuesit të mos jenë më militantë politikë por  të jenë ata që do të edukojnë brezin  e ri.

Ne jemi fokusuar gjatë gjithë këtyre ditëve me tryezën e arsimit për shkak të vetë pikave kryesore sepse për ne si LSI rinia është një nga pikat më të rëndësishme dhe energjia kryesore e jona. Jam shumë e privilegjuar duke pasur parasysh që 70-80% e bazës që votojnë LSI janë të rinjtë nga mosha 18 deri në 35 vjeç. Prandaj dhe fokusi i LSI është tek të rinjtë”, tha ajo. Po ashtu, Kryemadhi tha se “fokusi ynë është që më 25 prill ne t’i japim goditjen kësaj fatkeqësie që po i ndodh Shqipërisë”.

“Ndoshta e gjithë klasa politike ka një përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe për këtë situatë që jemi sot por më mirë vonë sesa kurrë. Të reagojmë bashkërisht, me prindër, me shoqëri, me miq me shokë, me komshinj që më 25 prill ne ti drejtohemi kutive të votimit. Është e rëndësishme që ti drejtohemi kutive të votimit në mënyre të tillë që ti japim fund kësaj rrjedhje të trurit dhe të rinisë shqiptare. Një nga problemet kryesore që kemi ne sot është largimi i të rinjve”, tha ajo.

Kryemadhi shtoi se “sot spitalet tona nuk kanë më mjekë dhe infermierë dhe jo vetëm që nuk i shërbejnë dot qytetarëve por  kthejmë pastaj dhe në abuzues në këtë situatë pandemie”.

“Sot shkollat tona po varfërohen çdo ditë dhe më shumë për shkak të mungesës së mësuesve apo dhe të cilësisë së mësimdhënies. Nga ana tjetër ne kemi një ekonomi e cila nuk ofron mirëqenie dhe një vend pune të garantuar.

Por ne duhet të ndryshojmë këtë sistem dhe vota e të rinjve duhet të jetë një votë e cila nuk është thjesht ndëshkuese ndaj politikes por përveç se duhet të jetë ndëshkuese duhet të jetë dhe vendimmarrëse për të krijuar mentalitetin tek pulitka shqiptare që fatin e të rinjve nuk e kanë politikanët, nuk e kanë deputetët, nuk e kanë qeveritë. Fatin e të rinjve e kanë vetë të rinjtë”, tha në fund Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME