Categories Lajme

Rama: Qeveria po mban 80% të barrës së çmimit të energjisë. Ja pse nuk mund të heqim dot taksën e qarkullimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në këtë kohë lufte, ku fatmirësisht në vendin tonë mungojnë bombat dhe të lënduarit me plagë fizike, qeveria po jep shembullin e saj se po mban 80% të peshës së çmimit të energjisë elektrike.

Sipas tij do të ishte dërrmuese nëse çmimi i energjisë rritej si në vendet e tjera të botës. Po ashtu ai sqaroi dhe arsyet se pse nuk mund të hiqet taksa për qarkullimin që faturohet dhe te çmimi i karburantit.

“MIE do të angazhohet për të krijuar rezervën e vet duke përdorur Albpetrol për të patur aktorin e vet për ditë të këqija. Kjo është situatë e jashtëzakonshme. Mungojnë bombat, dhimbjet e tmerrshme të plagëve fizike të luftës. Pjesa tjetër është pasojë e kësaj lufte dhe këtë do e përballojmë duke dhënë shembull siç po e jep qeveria që ka marrë përsipër gjithçka; të paguajë 80% të energjisë për të mos i lënë as një gjyshi as një gjysheje çmimin e energjisë.

Duam ta mbajmë këtë. Ky është shpenzim marramendës. Larg qoftë që të bënim të kundërtën. Që të rrisnim çmimin e energjisë për të hequr një taksë, taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës. Të ngarkonim gjithë popullin shqiptar, me një barrë që do të ishte realisht, realisht, psikologjikisht dërrmuese, për të lehtësuar një pjesë tjetër që ka më shumë mundësi. Ky është fakt.

Kjo pjesa tjetër s’mund të jetë viktimë e abuzimit, spekulimit, e çmimeve që kërcejnë. Kjo s’ka sens që në këtë kohë një furnizues ka një çmim 240, 260 dhe tjetri shkon dhe ja fut 270. Kjo mund të ndodhë në situatë normale, pasi nuk jemi në komunizëm. Kjo sot s’do të lejohet.

S’po paguan dikë që të shfrytëzojë luftën për të fituar para. Në asnjë mënyrë të hyjmë në rrugën pa krye të shtrëngimit të furnizuesve që mund të çojë në falimentim. Ju do të shkoni në shtëpi të qetë në darkë se i shërbyet në kohë lufte. Asnjë bamirësi në fakt, vetëm një shërbim. Shpresoj t’i nënshtroheni me patriotizëm këtij vendimi. E drejta e fjalës kalon në mbledhjen e bordit.”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME