Këtë të martë në Bundestagun gjerman partitë e koalicionit qeverisës kanë votuar në parim pro hapjes së negociatave të Shqipërisë. Por negociatat nuk do të hapen nëse Shqipëria nuk plotëson 9 kushte dhe gjasat janë që në muajin e ardhshëm Shqipëria të mos marrë asnjë sinjal apo dritë jeshile.Mbi lajmin në fjalë Rama ka reaguar në rrjetin social duke u shprehur se të gjithë ata deputetë që kanë votuar kundër, do të binden me fakte se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave, por në asnjë rresht të reagimit të tij nuk përmendet fakti se për negociatat janë vendosur kushte.
Statusi i Rames:
LAJM I MIRE!
Faleminderit të gjithë deputetët e CDU/CSU që më në fund VOTUAN PRO HAPJES SË NEGOCIATAVE Ata qē votuan KUNDËR do t’i bindim në çdo hap me FAKTE se SHQIPËRIA E MERITON hapjen e negociatave FALEMINDERIT ANGELA për mbështetjen e pakursyer për SHQIPËRINË
