Categories Lajme

Rama shpërthen kundër Kurtit: S’di të bëjë qeveri, zihet për karrige dhe mua thotë “shkja”

Kryeministri Edi Rama në mesazhin e tij për shqiptarët një ditë para Vitit të ri 2020, ka folur për nismën e Mini-shengenit Ballkanik. Rama tha se është lënduar nga komentet negative të shumë shqiptarëve të Kosovës, por ka qenë i ashpër me klasën politike në Prishtinë. “Mesa duket të tjerët kanë një veti që unë nuk e kam. Ata kanë rolin për të bërë shqiptarin, bëjnë rrenën patriotike kundër “shkjaut”. Por koha nuk është me ta. Shengeni rajonal nuk është Jugosllavi e re, siç thonë ata që nuk bëjnë dot qeveri as me dy parti” – tha Rama që këtë të fundit e kishte për Albin Kurtin që nuk po formon dot qeverinë e re të Kosovës. Rama i vazhdoi edhe më tej shigjetimet për kreun e Vetëvendosje, por pa ia përmendur emrin.

“Këtë e thonë ata që nuk dinë të bëjnë qeveri, sepse zihen për karrige. Kanë sjellë edhe në Tiranë njerëz, duke mbushur njerëzit me rrena patriotike. Liderët në Kosovë po ia marrin fytyrën para europianëve dhe amerikanëve, pa të cilët Kosova nuk do ishte e pavarur. Politikanët në Kosovë luftojnë për vete” – tha Rama që më pas përsëriti se nuk ka qenë për ndarjen e Kosovës. “Unë nuk harroj krimet dhe jam kundër krimeve të regjimit të Milloshevicit. Ata që thonë se unë paskam dashur deri të ndaj Kosovën, janë njerëz që duan veç interesin vetjak. Ky është një helm patriotik që hidhet nga persona që duhet të bëjnë më shumë për Kosovën”, – tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME