Categories Lajme

Rama: Shqiptari më i pasur, pensionisti nga Medvegja që më ka lënë pa frymë

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar maksimalisht gjestin e madh të solidaritetit të të moshuarit nga Medvegja i cili në një prononcim për mediat kosovare gjatë ditës së sotme u shpreh se do kontribuojë me një shumë prej 10 mijë lekësh nga pensioni i tij për shqiptarët e prekur nga tërmeti.

Kreu i qeverisë e ka cilësuar atë njeriun më të pasur të të gjithë kombësisë shqiptare sot.

“Unë kam pasur fatin sot të njoh njeriun më të pasur të Shqipërisë. Njeriu më i pasur i këtij kombi fliste nga Medvegja. Më ka lënë pa frymë. Një burrë 100 vjeç që kish kursyer 10 mijë lekë nga pensioni i tij është njeriu më i pasur i Shqipërisë,” u shpreh kryeministri në intervistën për “Open”, i pyetur mbi nivelin e deritanishëm të kontributeve për tërmetin.

“Kur flas me biznesmenë, – tha Rama, – ua them që është rasti i tyre i jetës që t’i bëjnë vetes një paraqitje më dinjitoze kur të shkojnë të Shën Pjetri. Por ato që më interesojnë më shumë janë ato kontribute, 10 mijë lekë të një njeriu që aq ka. Ata i japin këtij vendi atë që ka nevojë,” deklaroi Kryeministri.

“MY HERO. Ja ky është heroi im, njeriu më i pasur që kam njohur dhe që kur e pashë sot, m’u duk si një ëngjëll që më dha fuqi për të ecur pa u ndalur, me edhe më shumë vendosmëri përpara, me shpirtin e tij të madh sa të gjitha malet e Shqipërisë”, shprehet Kryeministri Edi Rama duke publikuar videon e një pensionisti nga Medvegja i cili në shenjë solidariteti dhuroi për të prekurit nga tërmeti 10 euro.

“Do ta mbaj në krye të disa videove motivuese që ruaj në telefonin tim dhe i shoh kur m’i vjedhin energjitë mendjet dembele e shpirtrat e zymtë… Dhe shpresoj të kem mundësinë të shkoj ta takoj aty ku jeton, e t’ia puth ballin e shkruar nga vuajtjet”, thekson Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME