Categories Lajme

Tërmeti/ Nga çarja e thellë e tokës, ngritja 10 cm në Durrës dhe fenomeni i shiut, ja çfarë thotë eksperti

Eksperti i mjedisit sqaron gjithe ata qe jane mbushur me panik e ankth per jeten, pas faktit se sipërfaqja e tokes ne zonen e Durresit eshte ngritur me 10 centimetra. 

Paniku ishte shtuar pas perhapjes se një materiali audio nga Italia, në të cilin thuhej se reshjet e shiut në këtë zonë mund të bëhen të rrezikshme për një goditje tjetër tërmeti.

Eksperti i mjedisit, Dëfrim Shkupi, ne studion e Opinion pohoi ,breme se kjo gjë mund të jetë e vërtetë. Sipas tij, të çarat e krijuara prej tërmetit mund të furnizohen me ujë dhe pastaj gjenerojnë shembje të cilat mund të përkthehen si tërmete.

Dëfrim Shkupi: Është e vërtetë kjo. Sizmologu i shquar Betim Muço, ndjesë pastë, ka punuar 15 në Amerikë si konsulent i një instituti sizmolog edhe me thënë të drejtën ai u vlerësua direkt nga qeveria amerikane vetëm për rëndësinë që kishte ushtrimi i zanatit të tij, mori edhe nënshtetësinë amerikane në mënyrë të përshpejtuar. Dhe kohët e fundit ai ka bërë studime lidhur me ndikimin e ujëmbajtjes edhe për gjenerimin e tërmeteve edhe për rëndimin si të thuash të situatës së tërmeteve. Në studimin e tij ai paraqet që gjendja e ujëmbajtjes, në fakt është ndikuese edhe si të thuash përshpejtuese edhe në gjenerimin e tërmeteve. Esenca është që pikërisht lidhur me këto është shprehur në studimin  tij që konkretisht në Shqipëri tërmetet ndodhin në muajin Tetor, Nëntor, e përgjithshmja që ka ndodhur. Problemi është që përveç zonës së tërmeteve të intensitetit maksimal, shoqëria ka bërë një hartë të shkëputjeve aktive. Këto janë të çara të thella që natyrisht duke u furnizuar me ujë, këto fillojnë dhe gjenerojnë shembje që pastaj përkthehen në tërmete. Ka një vërtetësi kjo. tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME