Categories Lajme

Vijojnë kërkimet tek hotel ‘Mira Mare’ në Durrës, dyshohet se dy balerina janë nën gërmadha

Pas tërmetit tragjik me magnitudë 6.4 rihter, që goditi vendin tonë, operacioni i kërkim-shpëtimit në qytetin e Durrësi vijon ende nën rrënojat e hotel Mira Mare. Kjo është e vetmja pikë ku po zhvillohen kërkimet pasi pak pas mesnate u nxorën edhe dy trupat e fundit të pajetë nga rrënojat e dy ndërtesave të shembura në Durrës, atë të Ilir Lalës në vilën 4 katëshe në Kënetë të Durrës, aty ku tragjedia goditi më fort me vdekjen e 8 anëtarëve të një familjeje, dhe të Xhuljeta Gjonajt në pallatin tek “2 Gjelat” po në qytetin bregdetar.

Në rrënojat e hotel Mira Mare dyshohet se gjenden ende dy vajza të paidentifikuara që dyshohet se punonin si balerina. Deri më tani numri i viktimave që humbën jetën nga tërmeti është tragjik, plotë 49 persona.

Në operacionet e kërkim shpëtimit morën pjesë grupe ekspertësh të huaj të ardhura nga Kosova, Italia, Greqia, Zvicra, Rumania, e Serbia por dhe nga  vende të tjera, të cilat ishin të pajisur me mjete dhe me logjistikë për t’iu ardhur në ndihmë personave poshtë rrënojave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME