Categories Lajme

Rama takohet me pensionistët: Këtë nuk po e bën asnjë qeveri në Europë

Kryeministri Rama ka nisur një bashkëbisedim me pensionistë për paketën e Rezistencës Sociale, indeksimin e pensioneve dhe kompensimin e rritjes së çmimeve të shportës.

Pas mbledhjes me qeverinë, kryeministri Edi Rama prezantoi 7 masat e marra, ku përfitonin edhe pensionistët. I pari i qeverisë tha se do të kompensojnë me 3 mijë lekë rritjen e çmimeve të shportës për shtresat në nevojë.

Kjo shumë do të përfitohet për 3 muaj nga pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale, pensionistë të invaliditetit, pensionistët që jetojnë vetëm, personat me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër dhe të gjitha familjet me ndihmë ekonomike.

“Jemi në një kohë të vështirë si rezultat i luftës që është rikthyer në Europë. Dhe shpresojmë shumë të mos përhapet dhe të mbyllet.”

“Faturat janë rritur dhe kanë alarmuar tregjet. Kanë krijuar panik në  momentet e para.” tha Rama..

“Këtë nuk po e bën asnjë qeveri në Europë. Kanë rritur çmimet e energjisë dhe të gazit apo të ngrohjes. Kolegë të mitë më thonë që është çmenduri financiare. Pas tërmetit dhe pandemisë, kemi këtë dhe nuk mundet t’i çojmë edhe këtë faturë. Dhembin gjërat që ndodhin.” tha Rama.

“Nëse do kishte ardhur fatura e kësaj krize s’do kishte njeri në këtë vend që do të donte të protestonte. Por nuk ka ardhur fatura.” shtoi kryeministri.

Rama është shprehur se do shpërndahen 3.3 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve në masë 3.3% për 673,813 pensionistë.

Konkretisht 3 mijë lekë për 3 muaj, për: pensionistët që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale; pensionistët që trajtohen me pension invaliditeti; pensionistët që jetojnë vetëm; Personat me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër; si dhe të gjitha familjet në skemë ekonomike.

Pika dy e Paketës së Rezistencës u dedikohet pensionistëve:

Kompensim i rritjes së çmimeve të shportës për 3 muaj me nga 3 mijë lekë. Bazuar në përllogaritjen e INSTAT-it është 7% ose e kthyer në rritje mbi konsumin mesatar të llogaritur përpara goditjes, është 25 mijë lekë të vjetra. Përfitojnë 434 mijë qytetarë: pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale, pensionistët e invaliditetit, pensionistët që jetojnë vetëm, personat me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër, të gjitha familjet me ndihmë ekonomike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME