Categories Lajme

Arrestohen 48 policët e pikave kufitare “Qafë Prush” dhe “Qafë Morinë”

Në aksionin që po zhvillon Inspektorati Policor i Kosovës, janë arrestuar të gjithë zyrtarët policorë të dy ndërrimeve në pikat kufitare “Qafë Prush” dhe “Qafë Morinë”.

Nga ky aksion në këto dy pika kufitare në rajonin perëndimor të Kosovës janë arrestuar 48 zyrtarë policorë, gjithashtu edhe dy doganierë.

E detaje për aksionin ka dhënë për Nacionale.com edhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

“Po, mund t’ju konfirmoj se IPK në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale kanë ndërmarrë disa veprime hetimore si pasojë e të cilave ka nisur edhe një aksion në ditën e sotme. Mund t’ju konfirmoj se ka të arrestuar. Aksioni është duke vazhduar”, tha për Nacionalen, kryeprokurori Isufaj.

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale kanë filluar sot në orët e hershme të mëngjesit një operacion të gjerë në kuadër të autorizimeve dhe fushëveprimit ligjor të IPK-së.

“Operacionit të sotëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME