Categories Lajme

Tiranë , Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “White van”, arrestohet 39-vjeçari

Tiranë , Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “White van”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Sekuestrohen sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një automjet, një aparat celular, shuma e parave 374.500 lekë të rinj dhe 400 euro që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Vihet në pranga poseduesi i tyre. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “White van”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– S. B., 39 vjeç, banues në Memaliaj. Ky shtetas siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa dhe klientët që e blinin, e shisnin atë më pas, në doza të vogla.

Gjatë kontrollit të automjetit të tij, nga shërbimet e Policisë, iu gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, një aparat celular, shuma e parave 374.500 lekë të rinj dhe 400 euro që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me mjetin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME