Categories Lajme

Rama takon kryeparlamentarin grek: Marrëdhëniet mes dy vendeve, shumë të mira

Kryeministri Edi Rama ka vijuar vizitën e tij të punës në Athinën zyrtare. Këtë të martë ai është takuar me kryeparlamentarin grek, Constantine Tassoulas. Rama u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe në përmirësim të vazhdueshëm.

“Marrëdhëniet tona janë shumë të mira dhe në përmirësim të vazhdueshëm. Dëshira e dyanshme për t’iu forcuar këto marrëdhënie çdo ditë është shumë e madhe dhe baza e këtyre marrëdhënieve janë padyshim të dy popujt tanë dhe urat e forta mes nesh janë qoftë qytetarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi”, tha Rama.

Ndërkohë kryeparlamentari grek u shpreh se minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi janë ura lidhëse mes dy vendeve.

“Po të diskutojmë sot anën politike të marrëdhënieve tona në kuadër në këtë nivel që janë marrëdhëniet tona, qoftë ana organizative, qoftë ana frymëzuese do të na çojnë në frymëzimin e këtyre marrëdhënieve duke pasur si urë të pakthyeshme minoritetin grek në Shqipëri, dhe komunitetin shqiptar në Greqi. Në vizitën e fundit të kryeministri grek në Dervician, që e shoqëruar zoti kryeministër, u dëgjuan fjalë shumë të sakta për progresin e Shqipërisë, për prosperitetin e minoritetit grek në Shqipëri dhe për perspektivën europiane të vendit tuaj. Të gjitha këto janë të identifikuara.

Vetëm nga fondi i konferencës zoti kryeministër, nga programi në fushën e bujqësisë këto 40 vite Greqia përfitoi rreth 200 miliardë Euro. Pra me të drejtë vendi juaj synon ecjen drejt integrimit europian. Me të drejtë vendi ynë mbështet rrugëtimin europian të Shqipërisë. Me të drejtë të dyja vendet tona duke patur ura lidhëse po ecin përpara. Me këto mendime, me konfirmimin dhe duke qenë i sigurt për përmirësimin e marrëdhënieve tona, për përmirësimin e jetesës së minoritetit grek në Shqipëri dhe përmirësimin e nivelit të jetesës në përgjithësi në Shqipëri ju uroj mirëseardhjen në parlamentin helen”, tha Tassoulas.

Në fund mes të dyve u shkëmbyn disa dhurata ku nuk munguan as batutat.

“Kjo është pasi zihen deputetët në parlament dhe kur të shkoni në darkë në shtëpi, kjo është vera ime. Është shumë e mirë pas seancave”, tha Rama duke krijuar të qeshura mes të pranishmëve.

Rama shoqërohej në këtë takim nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Kujtojmë që një natë më parë, kreu i qeverisë çeli një ekspozitë në Athinë. Pjesëmarrës në ceremoni ishin edhe Kryeministri grek, Kyriakos Mistotakis dhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME