Categories Lajme

Rama u jep 5 mijë lekë pensionistëve para zgjedhjeve: Synojmë rritjen e pagës mesatare në 900 euro

Mesditën e sotme kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka në dorë një plan ambicioz dhe të arsyeshëm për rritjen e mëtejshme të pagave.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Rama u shpreh se pas rritjes së pagës minimale, tanimë synohet rritja e pagës mesatare në 900 euro.

Sipas kreut të qeverisë, kjo rritje do të bëhet në dy faza.

“Kemi në dorë një plan shumë ambicioz dhe shumë të arsyeshëm për një rritje pagash, e cila synon të mundësojë ngritjen në harkun e këtyre dy viteve të 2023-2024, në nivelin e lartë të rajonit. Synon të realizojë një target për pagën mesatare 900 euro.

Jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht dhe pas rritjes së pagës minimale, tani mund të shkojmë drejt rritjes së pagës mesatare, në dy faza. Do të kemi një rritje tani, së shpejti për një pjesë dhe të shkallëzuar”, theksoi ai.

Jemi në kushtet kur mund t’ju themi edhe pensionistëve se zotimin për të shpërndarë drejt tyre taksën e jashtëzakonshme që vumë mbi ekpsortuesit e mëdhenj të energjisë do ta mbajmë sikundër e thashë dhe më parë por sot s’kemi vec zotimin e përgjithshëm, por edhe informimin konkret se për pensionistët, do të ketë 5 mijë lekë në drejtim të tyre bashkë me pensionet që do të marrin herën e ardhshme”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME