Categories Lajme

Rama u tërhoq nga rritja e çmimit të energjisë, reagon ERE

Enti Rregullator i Energjisë ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama njoftoi sot tërheqjen nga vendimi për të rritur çmimin për fashën mbi 800 kilovat. ERE ka publikuar tashmë çmimet për konsumin e energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë, që konsumojnë mbi 800 kWh, që hynte në fuqi në 1 tetor.

Ndërkohë, bën me dije se ende nuk ka marrë vendimin që hyn në fuqi dhe në ditët në vijim mund të rishikohet. Përmes një deklarate ERE thekson se rishikimi do të kryhet në përputhje me ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike.

Reagimi i plotë:

Për të gjithë konsumatorët familjare që furnizohen nga shërbimi universal.

ERE ka publikuar tashmë çmimet e përditësuara për konsumin e energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë, që konsumojnë mbi 800 kËh. Aktualisht këto çmime janë të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022.

Me VKM nr. 584, datë 08.10.2021, Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike.

Në situatën aktuale të luhatshmerisë së lartë të burimeve të furnizimit me energji elektrike, nga prodhimi vendas, vendimmarrja e Entit Rregullator të Energjisë mbi ndryshimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike, është objekt rishikimi peroidik. Ky rishikim do të kryhet në përputhje me ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike.

ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë, kostot e furnizimit sipas burimit të siguruar të energjisë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME