Categories Lajme

Shpërthejnë komentet’, ky është personi që sulmoi seksualisht alpinisten në Pejë, postonte foto me partneren

Flori Beqiraj dyshohet se është personi që shihet në video duke e sulmuar seksualisht alpinisten Mrika Nikçi në qendër të Pejës.

Ndërkohë në Facebook, autori i dyshuar publikonte shpesh foto me partneren, ndërsa menjëherë pas ngjarjes, komentuesit nuk i kanë kursyer komentet në këto foto, duke e ofenduar rëndë. Pak orë më pas, profili i tij në Facebook, është bllokuar.

Nikçi përmes një video të publikuar në Facebook shfaqi momentin kur ajo sulmohet seksualisht. Nikçi ka njoftuar se ky sulm ka ndodhur në qytetin e Pejës, më 27 shtator, 2022.

“Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht! Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës”, ka shkruar ajo.

Alpinistja ka thënë se është në gjendje të rëndë emocionale. Flori Beqiraj është arrestuar dhe ndaj të njëjtit është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh si i dyshuar për veprën penale “sulm seksual”. Ndaj tij, Prokuroria Themelore në Pejë pritet të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Pejë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME