Categories Kulture

Rama uron Kadarenë dhe falenderon Macron që vlerësoi shkrimtarin që i përket gjithë botës

Kryeministri Edi Rama ka uruar shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare për vlerësimin nga Franca  me titullin më të lartë shtetëror, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”. Rama falenderon edhe presidentin e Republikës Franceze, i cili çmoi lart në këtë ditë të parë të dekadës së re një shqiptar që i përket Francë e krejt botës, me plot meritë.

Rama: Ismail Kadare shkruan diku, se “në ndryshim nga pasuritë materiale  që çdo vend i gëzon për vete, vlerat shpirtërore u binden të tjera  ligjeve. Nuk ka popull që të krijojë të tilla vetëm për vete”.

Urdhëri Kombëtar i Legjionit të Nderit, themeluar nga Napoleon Bonaparti  më 1802, duket sikur e ka në gjenezën e vet çka shkruan Ismaili mbi  “ligjet e tjera” dhe edhe pse specifikisht frëng, ai urdhër botërisht i  mirënjohur e admiruar, i përket tërë botës.

Nën ato “ligje”, prej mëse 23 vitesh Franca e ka adoptuar e ngjitur  shkrimtarin shqiptar në shkallët e shoqërisë prestigjoze kalorsiake të  Legjionit të Nderit, ku ajo rradhit ata që më fort respekton në këtë  rruzull. Dhe sot Ismail Kadareja është ngjitur në shkallën e Oficerit të  Madh të këtij urdhëri – kështu ai bëhet pjesë e një rrethi fare të  ngushtë personalitetesh me këtë titull, në mbarë botën. Më 1802  themeluesi i Legjionit të Nderit, Napoleon Bonaparti, shprehej: “Duhet  krijuar një urdhër që të shenjoje virtutin, nderin dhe heroizmin, një  shquarësi që të shpërblejë bravurën dhe përmbledhë në rrethin e vet,  elitën e kombit”. Një urim të përzemërt Ismailit dhe një falenderim  Presidentit të Republikës Franceze, i cili çmoi lart në këtë ditë të  parë të dekadës së re një shqiptar që i përket Francë e krejt botës, me  plot meritë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME