Categories Lajme

Rama vijon me sul met ndaj Teatrit Kombëtar

Kryeministri Rama ka reaguar sërish këtë të mërkurë në lidhje me Teatrin Kombëtar, duke deklaruar se asnjë cm katror i truallit ekzistues të Teatrit nuk do të preket nga asnjë firmë private, pasi në këtë trual do të ngrihet një godinë e re. Më tutje kryeministri poston një video, ku disa pamje tregojnë kioskat që ndodhen në truallin afër Teatrit si dhe disa foto të vetë Teatrit.

Statusi i Ramës:

Eshtë folur e stërfolur, shpifur e stërshpifur, akuzuar e stërakuzuar, për truallin e teatrit që do “kafshohet” nga privati! Në fakt ASNJE CM2 e truallit të teatrit nuk do të preket nga asnjë privat dhe mbi të do të ndërtohet VETËM TEATRI I RI KOMBËTAR! Ndërsa po, është e vërtetë që matanë murit rrethues të teatrit ekzistues, ka një truall në pronë të bashkisë që do t’i jepet privatit, NË KËMBIM TË TEATRIT TË RI që privati do të ndërtojë me kapitalin e tij, pa asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit! Dhe trualli në fjalë është ky që do të shikoni në këtë video.

Shikojeni dhe më thoni:
A është ky truall një vlerë arkeologjike, historike, kombëtare apo kulturore, që po e humbet Shqipëria me këtë partneritet Publik-Privat për Teatrin e Ri Kombëtar? Dhe nëse jo, a nuk i’a vlen që në këmbim të këtij trualli, i cili do t’i bashkëngjitet pronave private përreth, Shqipëria të përfitojë një Teatër të Ri Kombëtar të denjë për Shqipërinë që duam?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME