Categories Lajme

Rama viziton Pescara-n, merr titullin e nderit “Urdhri i Minervës” nga universiteti italian

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pescara të Italisë, për të marrë pjesë në nisjen e vitit akademik me ftesë të universitetit “Gabriele d’Annunzio të Chieti”.

Kreu i qeverisë është nderuar me titullin “Urdhri i Minervës”, i cili iu dha nga universiteti. Në fjalën e tij  Rama u shpreh se ky është një titull i lartë, por që u përket shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Rama:Mund të themi se kur e mora këtë mesazh, këtë ftesë mendova se do të ishte vetëm për të asistuar në ceremoni, por kur kuptova se jam le të themi i zgjedhur nga ky uuniversitet me reputacion të lartë le të themi se u ndjeva pak në siklet. Unë jam i vetmi në qeveri pa titull të lartë akademik. “Urdhri i Minervës” është titulli më i lartë akademik, por më pas kuptova se për çfarë bëhej fjalë dhe më në fund e kuptova se unë po marr diçka që i përket shqiptarëve, Shqipërisë dhe të gjithëve që na kanë sjellë në këtë gjeneratë që jemi. Ndaj Italisë kemi detyrime që një jetë nuk do të mjaftonte ta shlyeja.

Rektori foli për bashkëpunim. Është në bashkëpunim që është intensifikuar mjaft kohëve të fundit, pasi ne po mundohemi të integrojmë programet universitare në Shqipëri njëjtë si në Europë. Si ndiheni kur ktheheni në Itali?

Rama:Kthimi në Itali për mua është një riktim sepse Italia është e ardhmja që mendoj për Shqipërinë, jo Gjermania apo Franca edhe pse janë të mëdha dhe të bukura preferoj zgjuarsinë dhe shkujdesjen Italiane. Edhe pse nuk mund të bëhemi gjermanë edhe po të duam.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME