Categories Politike

Rama: Votimi elektronik absolutisht i mundshëm

Kryeministri Edi Rama ka komentuar risinë e futur për herë të parë në zgjedhje, atë të votimit elektronik.

Pas përfundimit të votimit, në një deklaratë për mediat Rama tha për votimin elektronik janë  bërë përgatitje përpara zgjedhjeve vendore në qershor.

Kryeministri tha se votimi është i mundshëm dhe nuk është online.

Edi Rama: “Ne kemi përgatitur një proces të tërë përpara zgjedhjeve që kaluan, zgjedhjeve vendore, shumë kohë më përpara për të qenë të gatshëm ti përgjigjemi pozitivisht një kërkese të shumë përsëritur të shumë kënduar, pastaj të harruar, njësoj siç u harrua edhe Himni Kombëtar, për votimin elektronik. Na ka rezultuar i mundshëm.

Natyrisht për ta shtrirë në gjithë Shqipërinë duhet ta kishim pilotuar në zgjedhjet që shkuan, por ju e dini historinë e zgjedhjeve që shkuan. Kështu që mbetet për tu parë në të ardhmen. Është absolutisht votim i mundshëm,. Nuk është online, është ofline është mekanik dhe i pakonometrueshëm nga forca të errëta.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME