Categories Lajme

Rama “zapton” ekranet, del gati 3 orë live vetëm sot

Ndërsa data e zgjedhjeve po afron edhe daljet e kryeministrit Rama në media e rrjetet sociale janë shtuar. Vetëm ditën e sotme ai ka dalë së paku 4 herë live nga ERTV dhe rrjedhimisht në media vendore. Rama e nisi ditën me 4 minuta e 18 sekonda nga Rrësheni teksa inspektonte zonën e re ndërtimore, ku do të ndërtohen 35 banesa individuale me 6 pallate në kuadër të rindërtimit.

Më pas vazhdoi me 1 orë e 33 minuta në konferencën me titull “Rruga drejt 25 Prillit – Rindërtimi nuk ndalet”. Rama më pas “vrapoi” për të kryeministria me 39 minuta e 25 sekonda ku prezantoi kompaninë fituese për aeroportin e ri ndërkombëtar të Vlorës.

Po Rama daljet e Ramës nuk u ndalën këtu, pasi ai u shfaq në Qendra e Vaksinimit në Arenën Kombëtare ku shpenzoi edhe 14 minuta e 34 sekonda. Ky vëzhgim është bërë deri në orë 17:00, ku llogaritet që Rama qysh nga mëngjesi i ditës së sotme ka shpenzuar afërsisht 2 orë e 53 minuta live.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME