Categories Politike

Rama:Unë do ta udhëheq protestën e studenteve

Kryeministri Edi Rama tentoi ti bëjë “pritë” rikthimit të studentëve në protestën e Janarit. Ai paraqiti vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë që garantojnë uljen e ndjeshme të tarifave për studimet “Bachelor” të çdo dege. Këtë vit do përfitojnë ulje tarifash edhe studentet e dobët ndërsa në vitet në vijin gjithçka do jetë në bazë merite.

Rama tha se nuk do ndryshojë buxheti i shtetit, duke shtuar se “fondet për uljen e tarifave do merren nga fondi aktual i parashikuar për Ministrinë e Arsimit”. Po kështu ai tha se nuk do ndryshojë as Ligji i Arsimit të Lartë (kërkesë kjo e pedagogëve).

Rama u pyet drejtpërdrejt nga gazetarët se çfarë do të bëjë nëse studentet do të jenë të pakënaqur me këto vendime dhe do ti rikthehen protestave në janar?

Kryeministri u përgjigj: “Unë do ta udhëheq vetë protestën e studentëve sepse sistemi ka nevojë për një reformim të thellë”. Me një dozë ironie ai shtoi: “Do ta kap edhe protestën meqenese kam kapur çdo gjë tjetër…”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME