Categories Lajme

Ranë në greminë në Valbonë për shkak të terrenit të thepisur, policia gjen trupat e pajetë të dy turisteve

Gjenden të pajetë dy turiste që ishin rrëzuar në një terren të thepisur në Valbonë.

Burime zyrtare nga policia e Tropojës, bënë me dije se trupat e pajetë të dy turisteve, shtetases belge B. M., dhe shtetases franceze J. B., u gjetën  të pajetë në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”.

NJOFTIMI I POLICISË

Pas njoftimit se dy turiste të huaja, duke eksploruar zonën e Valbonës, ishin rrëzuar për shkak të terrenit të thepisur dhe kishin rënë në greminë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, ato të Drejtorisë Vendore dhe të Policisë Kufitare, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur menjëherë në drejtim të vendit ku kishin rënë dy turistet.

Pavarësisht territorit shumë të vështirë dhe motit të keq me mjegull dhe me borë, shërbimet e Policisë, pas shumë kërkimesh, kanë bërë të mundur që në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”, të gjenin trupat e pajetë të dy turisteve, shtetases belge B. M. dhe shtetases franceze J. B.

Në ndihmë të shërbimeve policore është nisur menjëherë skuadra alpine e FNSh Shkodër, pasi për shkak të terrenit shumë të vështirë dhe motit të keq, punonjësit e Policisë që ndodhen në vendngjarje, e kanë të pamundur nxjerrjen e trupave nga humnera. Po për shkak të motit të keq, edhe helikopteri nuk ka mundur të ulet në vendin ku janë gjetur të pajeta turistet.

Për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë, shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes. Grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së dy turisteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ja mjetet që përdori Taulant Toma për t’u arratisur nga burgu italian

Hekurat e qelisë së tij u prenë me mjete dhe më pas ai u arratis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohet se vodhi 5 mijë euro bizhuteri ari, shqiptari u bë për spital nga banorët. Qep gojën në Gjykatë

Një shqiptar i dyshuar si pjesë e një bande “skifterësh” në Itali, u arrestua nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Ka vdekur Bajamia, hajde”/ gruaja gjendet e pajetë në banesë, fqinja: Ishte e paralizuar, djalin e ka në burg

Një 70 vjeçare, e identifikuar si Bajame Memetali, është gjetur e pajetë në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Deklarimi prekës i nënës së 2-vjeçarit shqiptar që e sulmoj pitbulli

Nëna e Leos dyvjeçar, i cili humbi jetën kur u sulmua nga një pit bull që familja e tij e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

26-vjeçari nga Tirana plagoset me thikë në Vlorë, dërgohet në spital nga policia!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë…

LEXO ME SHUME