Categories Lajme

Raoni Metuktire propozohet për çmimin Nobel për Paqen: Mbrojti indigjenët dhe Amazonën

Ambientalistët dhe antropologët kanë filluar një fushatë për të kandiduar drejtuesin autokton indigjen Raoni për marrjen e çmimit Nobel për Paqen, në shenjë mirënjohjeje për luftën e tij për të ruajtur komunitetet lokale të Amazonës dhe Brazilit.

Sipas fondacionit ”Darcy Ribeiro”, që mbështet kandidimin, “iniciativa njeh meritat e Raoni Metuktire si një udhëheqës me famë botërore, i cili, me 90 vitet e tij, i ka kushtuar jetën e tij luftës për të drejtat indigjene dhe ruajtja e Amazonës”.

Raoni, i cili i përket fisit Kaiapò dhe është një ikonë e popullsive indigjene të Amazonës, u bë i njohur në të gjithë botën si një mbrojtës i mjedisit në vitet 1980.

Raoni u prit së fundmi nga presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë G7 në Biarritz, si dhe nga papa Françesku në Romë.

Udhëheqësi indigjen raportoi mbi pasojat e zjarreve në Amazonë dhe akuzoi qeverinë e Jair Bolsonaro si përgjegjëse.

“Ne besojmë se pozicioni i presidentit Bolsonaro ka forcuar pozicionin e atyre që vendosin zjarre për arsye bujqësore. Asnjëherë nuk ka ndodhur në të kaluarën që një president të ketë bërë një gjë të tillë”- tha Raoni Metuktire

Lideri indigjen ka kërkuar që Amazona të shpëtohet nga zjarret sepse është një nga rajonet që na lejon të marrim frymë kurse Presidenti francez ka premtuar një plan prej të paktën 20 milion dollarë dhe i ka bërë problematikat e klimës, një nga temat më e rëndësishmja e axhendës botërore.

Udhëheqësi i indigjenëve brazilianë Raoni Metuktire është lideri i popullit Kayapó dhe mbrojtësi i madh i Amazonës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME