Categories Lajme

Raportet PL-PD/ Kryemadhi: Në zgjedhjet lokale duhet të dalim me një kandidat të përbashkët!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për raportet mes PL-së dhe Partisë Demokratike, duke theksuar se marrëdhëniet janë të mira dhe normale, pavarësisht se secila forcë politike ka axhendën e vet.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24, Kryemadhi u shpreh se sfida e përbashkët e opozitës janë zgjedhjet lokale.

“Atë që unë shikoj dhe ndjej mendoj se marrëdhëniet janë normale dhe të mira. Secila parti ka axhendën e saj. Mendoj se marrëdhënia mes dy partive ka të bëjë me zgjedhjet lokale, sepse ajo është sfida e përbashkët”, theksoi ndër të tjera Monika Kryemadhi.

Ndërsa e pyetur se a duhet që PD dhe PL të dalin me një kandidat të përbashkët, Kryemadhi u shpreh  se nëse opozita nuk është e kapur nga Rama, atëherë duhet të dalë me një kandidat pavarësisht se kujt force politike i përket.

“Mendoj se opozita nëse nuk është e kapur nga shteti mafioz i Edi Ramës duhet të dalë me një kandidat të përbashkët. Ne si PL jemi të fokusuar tek këshillat bashkiakë. Çdo vonese i shërben Ramës. Ajo që është e rëndësishme është  që qytetarët kërkojnë një opozitë të vërtetë.

Zgjedhjet e25 prillit dëmtuan një opozitë të vërtetë. Tashmë është momenti për ta unifikuar qëndrimin. A do të jenë me primare apo pa primare, nuk ka rëndësi. Për mua duhet të jetë një kandidat i vetëm përballë kandidat të rilindjes. Çdo minutë që ne vonohemi i shërben autokracisë së Edi Ramës”, u shpreh deputetja e PL.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME