Categories Lajme

Raporti/ 1 në 3 persona s’e përballon dot një vakt me mish, Eurostat: Renditemi në vendin e tretë në Europë me normën më të lartë

Në Shqipëri 34.3% e popullsisë nuk janë në gjendje të përballojnë një vakt që përmban mish, peshk ose një ekuivalent vegjetarian çdo dy ditë. Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, për vitin 2020, ky tregues e rendit Shqipërinë të tretën në Europë me normën me të lartë pas Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Mesatarja e Bashkimit Europian për këtë tregues gjatë vitit 2020 është 8.1%. Pra, në vendet e Bashkimit Europian rreth 8% e popullsisë e kanë të pamundur të përballojnë një vakt që përmban mish, peshk ose një ekuivalent vegjetarian çdo dy ditë. Nëse e krahasojmë me Shqipërinë shohim për një nga treguesit privimit material, siç është mundësia për të përballuar të paktën një herë në dy ditë një vakt me mish/proteina, norma është rreth 26 pikë përqindje më e lartë në vendin tonë. Nga shifrat e përpunuara nga scan shihet se norma e këtij treguesi në vendet e rajonit është mbi mesataren e Bashkimit Europian. Maqedonia e Veriut udhëheq rajonin me 36.5% dhe pasohet nga Shqipëria. Ndjek Serbia me 14.9% dhe Mali i Zi me 14.5%. Qipro, Irlanda dhe Zvicra janë vendet të cilat kanë përqindjen me të ulët të popullsisë që e kanë të pamundur të përballojnë një vakt që përmban mish, peshk ose një ekuivalent vegjetarian çdo dy ditë, përkatësisht me 1.1%, 1.3% dhe 1.8%.

Të dhënat e përditësuara për vitin 2022, vetëm për vendet pjesë të Bashkimit Europian, tregojnë se mesatarja e BE-së për këtë tregues është rritur në 8.3%. Kjo mund të jetë rrjedhojë e rritjes së çmimeve përgjatë vitit të kaluar, sidomos nëse i referohemi çmimeve të shportës. Ndërkohë, të dhënat e fundit për Shqipërinë i referohen vitit 2020.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Trafikonte heroinë me taksi, arrestohet 34-vjeçari!

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, i akuzuar për posedim dhe shpërndarje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, plagoset motorristi

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në rrugën e Plazhit të Vjetër.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, vetura me shpejtësi merr përpara zetorin bujqësor! 3 të plagosur në spital

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, në afërsi të fshatit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor 7 prill/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe shitet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përndiqte 42-vjeçaren, arrestohet një person në Borsh. Nis hetimi edhe për bashkëshortin e saj

Një 42-vjeçare është përndjekur nga një person në Borsh, tashmë i arrestuar nga policia. Pas…

LEXO ME SHUME