Categories Lajme

Raporti: Aktiviteti i rrjeteve shqiptare të drogës mbetet i lartë në Greqi

Aktiviteti i rrjeteve shqiptare të drogës ishte në rritje në Greqi gjatë vitit 2022, vlerëson një raport i fundit i Departamentit të Policisë së Antidrogës greke.

Sipas raportit mbi 40% e kanabisit të bllokuar në Greqi gjatë vitti 2022 kishte hyrë nga Shqipëria, ndërsa rrjetet shqiptare kanë peshë pas atyre greke në trafikun dhe shpërndarjen e heroinës dhe kokainës.

“Sipas raportit të antidorëgs greke 56.60% e të akuzuarve si anëtarë të Grupeve të Organizuara Kriminale në fushën e narkotikëve ishin shtetas grekë të ndjekur nga shqiptarët me 26%, pakistanezët 3%, etj.”

Sasia totale e kanabisit, e përpunuar dhe e papërpunuar, e sekuestruar në vitin 2022 në Greqi ishte 6,2 tonë ndërsa rreth 2,5 tonë (40.28% ) u identifikua se vinte nga Shqipëria”, thuhet në raportin e Antidrogës greke.

Sipas raportit kanabisi i papërpunuar importohej në Greqi, kryesisht përmes kufirit tokësor me Shqipëria me automjete te përshtatura për të fshehur sasinë e lëndës narkotike

Sipas të dhënave të antidrogës greke rreth 1,6 tonë kanabis ishte bllokuar në zonat kufitare të Greqisë me Shqipërinë ndërsa pjesa tjetër më në brendësi të territorit grek.

Gjatë vitti 2022 për veprat penale në transportin dhe shpërndajen e kanabisit u arrestuan në Greqi 885 shtetas shqiptarë nga 748 që ishin arrestuar në vitin 2021.

Rrjetet shqiptare janë aktive dhe në trafikun dhe shpërndajen e heroinës ku shtetasit shqiptarë përbënin 19% të pjesëtarëve të grupeve kriminale, renditur pas shtetasve greke që përbënin 68% të grupeve kriminale.

Sasia totale e heroinës së kapur në vitin 2022 në Greqi ishte 139.71 kilogramë, duke shënuar një rënie prej 61,66% krahasuar me vitin 2021, ndërsa vlera e sasive të sekuestruara të heroinës nëse droga do të shitej në treg përllogaritej në mbi 2.6 milionë euro.

Edhe në trafikun dhe shpërndarjen e kokainës shqiptarët përbënin 31 % të anëtarëve të grupeve të organizuara kriminale, renditur të dytët pas grekëve që përbënin rreth 57% të autorëve të arrestuar.

Sasia totale e kokainës së kapur në vitin 2022 në Greqi ishte 899,688 kilogramë , duke shënuar një rënie prej 17,14%, krahasuar me vitin 2021. “Megjithatë, sasitë e kapura të kokainës mbeten të larta për të katërtin vit radhazi për nivelet e Greqisë” , vlerëson raporti i antidrogës greke.

Kokaina e sekuestruar u konstatua se vinte në Greqi në masën më të madhe( 60.77%) drejtpërdrejt nga vendet e Amerikës Latine dhe si mjete transporti përdoreshin kontejnerët e ngarkuar me banana.

Vlera e kokainës së sekuestruar në Greqi, nëse do të shitej në tregun kriminal është vlerësuar mbi 76.5 milionë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME