Categories Lajme

Raporti i BSH/ Të ardhurat nga emigrantët arrijnë në nivelin më të lartë të dekadës

Paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre në Shqipëri kanë arritur në nivelin më të lartë të dekadës në 9 muajt e këtij viti.

Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, prurjet e emigrantëve ishin 520 milionë euro për periudhën janar-shtator, duke shënuar një rritje prej 4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vetëm në tremujorin e tretë, të ardhurat në formën e prurjeve valutore nga emigrantët shënuan 185 milionë euro. Kjo është periudha kur ka më shumë prurje, teksa emigrantët vijnë në shtëpi për pushimet e verës. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, remitancat ishin 170 milionë euro.

Paratë që emigrantët sjellin tek të afërmit e tyre filluar të binin ndjeshëm pas vitit 2008, duke reflektuar ciklin e emigracionit, sipas të cilit personat që u larguan pas viteve ’90 fillojnë e shkëpusin lidhte me vendin mëmë. Ato arritën nivelin më të ulët në 2013-n, por më pas fillojnë një rritje tjetër e tyre, duke reflektuar dhe rigjallërimin e nivelit të emigracionit.

Nga viti 2014 rifillojë një valë ikjesh nga vendi, që u reflektua në rritjen e ndjeshme të kërkesave për azil, që kulmuan në 2015-n, me gati 68 mijë në vitin 2015. Më pas tendenca erdhi në ulje, por sërish mbeti e lart ë në krahasim me periudhën e para vitit 2013, sipas të dhënave që publikohen nga Eurostat.

Ndërsa në 9 mujorin e këtij viti është konstatuar një tjetër rritje e kërkesave për azil, me rreth 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Një pjesë e tyre arrijnë të integrohen dhe më pas ndihmojnë familjet në Shqipëri.

Krahas azilantëve, po ikin dhe shumë profesionistë, kryesisht infermierë, mjekë, inxhinierë, IT, me Gjermaninë si destinacion i preferuar.

Ata që ikin nga kjo kategori kanë një punë të sigurt, me të ardhura relativisht të larta dhe janë potencial për të dërguar para në shtëpi./ Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME