Categories Lajme

Raporti i KLSH për teatrin, Spaho: Aferë korruptive, synohet ndërtimi i kullave

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe si ishte. Pas auditimit të të gjithë dokumentacioneve, vihet re shkelja e ligjit në tjetërsimin e qendrës historike dhe ndërhyrjen me qëllim dhënien e lejeve të ndërtimit. në mënyrë urgjente, audituesit kërkojnë korigjimin e ligjeve në mënyrë profesionale dhe jo për tu bërë fasadë. Në një intervistë për Ora News, nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho tha se raporti i KLSH-së vërteton se është një aferë e mirëfilltë korruptive dhe se synohet ndërtimi i kullave pas teatrit.

Edmond Spaho: ”Raporti i KLSH-së vërteton edhe një herë atë që është thënë prej kohësh, prej potjuajse 2 vitesh. Ajo është një aferë e mirëfilltë korruptive. Gjithçka që është bërë si nga bashkia e Tiranës por në rradhë të parë nga qeveria, ka pasur si synim ndërtimin e kullave pas teatrit. Këtë e vërtetojnë faktet e bëra publike nga Kontrolli i Lartë të Shtetit, që janë ndryshuar kufijtë e qendrës historike të Tiranës, janë ndryshuar për mënyrën e ndërtimit.” Sipas Spahos, institucionet që duhej të mbronin qendrën historike të Tiranës i shërbyen qeverisë.

Edmond Spaho: ”Për fat të keq ato institucione të cilat i kemi krijuar dhe pretendojmë se do jenë roje për disa aspekte të caktuara, në rastin konkret Instituti i Monumenteve të Kulturës do të jetë roja dhe garantuesi i trashëgimisë kulturore të qendrës së Tiranës. Në fakt këto detyra nuk i ka bërë as Instituti i Monumenteve të Kulturës, as Këshilli i Restaurimeve, por i kanë shërbyer qeverisë si shtrat, si suport për të nxjerrë atë vendim të qeverisë për të ndryshuar kufijtë dhe për të lejuar ndërtime masive në qendrën historike të Tiranës. Sa për ndërtimin e teatrit nuk besoj se me këtë qeveri nuk do të rindërtohet ai teatër. Po të ishte kështu nuk kishte pse të prishej ashtu në atë mënyrë hajdutçe.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME