Categories Lajme

Raporti i korrupsionit për Shqipërinë, Rama e injoron: Llafe të dala nga moda, nuk i marr të mirëqena

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një sukses luftë ndaj korrupsionit që ka ndërmarrë Shqipëria. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Rama u shpreh se korrupsioni është një sfide për Shqipërinë që akoma nuk është një shtet modern dhe se lufta ndaj tij kërkon kohën e vet. Ai i ka konsideruar raportet ku Shqipëria nuk ka shënuar asnjë përparim në luftën ndaj korrupsionit si llafe të dala nga moda duke mos i marra si të mirëqena.

“Prania e korrupsionit në sistemin tonë është e padiskutueshme, e pavënshme në pikëpyetje por lufta ndaj korrupsionit e ka takuar atë në mënyrën e duhur duke marrë përsipër transformimin e sistemit të shërbimeve. Po të bëjmë një krahasim me disa vite më parë as nuk ka të krahasuar.

Lufta ndaj korrupsionit është krijim sistemesh që garantojnë të gjitha proceset e zbatimit të vendimmarrjes në kohën e duhur por kjo kërkon kohën e vet. Shqipëria ka bërë pak përparime në luftën ndaj korrupsionit. Pse është kaq e vështirë?

Unë kam mësuar me eksperiencën të mos i marrë të mirëqenë këto indekse. Korrupsioni është një sfidë sepse nuk kemi një shtet modern e të mirëorganizuar. Boll shikojmë me raportin Doing Bussines që u pezullua edhe nga Banka Botërore. Nuk dua të vë asnjë hije dyshimi por nuk i marr si të mirëqena këto raporte. I referohemi fakteve konkrete dhe jo llafeve te metodologjive të dala nga moda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME