Categories Lajme

Raporti për sigurinë e udhëtimeve, ja ku radhitet Shqipëria

“International SOS and Control Risks” ka publikuar një hartë ku tregohet për qytetarët siguria që i pret në udhëtimin e tyre, e parë në këndvështrimin e risqeve mjekësore, sigurisë në rrugë dhe sigurisë së udhëtimit në tërësi.

Shqipëria sipas hartës, ka risk të mesëm të udhëtimit. Ky nuk është një tregues shumë pozitiv për turistët që duan të udhëtojnë, duke marrë në konsideratë se kemi pasur një renditje më të mirë vitin e kaluar. Gjithashtu dhe përsa i përket sigurisë në rrugë dhe shëndetit Shqipëria ndodhet në të njëjtin nivel.

Sipas raportit të publikuar nga OBSH, risku shëndetësor që ka vendi ynë është në nivele mesatare. Kjo do të thotë se Shqipëria nuk është ndër vendet që “kërcënojnë” shëndetin e një udhëtari, por që risku ekziston në një nivel mesatar dhe për këtë, duhet fillimisht informacioni i duhur rreth vendit dhe çfarë problematikash shëndetësore mund t’ju prekë, si dhe informacion mbi qendrat e shëndetit ku do lëvizni.

Evropa, Amerika e Veriut, Kili, Uruguai, Afrika e Jugut, Japonia, Zelanda e Re dhe Australia të gjitha konsiderohen të jenë të sigurta, sipas raportit, shkruan IN.TV.

Rreziku i lartë në ekstrem përfshijnë pjesë të mëdha të Afrikës, si dhe zonën aziatike si Afganistani, Pakistani, Siria, Jemeni, India. Raporti vendos në rrezik edhe disa shtete të Amerikës së Jugut si Venezuela. Këtë vit, në ndryshim nga viti i shkuar, Ukraina nuk konsiderohet më rrezik në Europë.

Vende dhe rajone të tjera që raportojnë se paraqesin një kërcënim të madh për udhëtarët në rrugë janë Mongolia, Kina, Irani, Kazakistani, Brazili, Bolivia dhe Paraguai, për shkak të mungesës së sinjalistikës, rrugët e dëmtuara etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME