Categories Politike

Raportuesja e PE-së për Shqipërinë, Isabel Santos: Vendimi për hapjen e negociatave, plotësisht i merituar

Isabel Santos, eurodeputetja dhe raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian deklaroi sot se vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë është plotësisht i merituar. Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca përcolli intervistën e eurodeputetes, duke theksuar deklaratën e saj se “Vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë plotësisht i merituar”. “Ndërsa përqendrimi tani është në menaxhimin e krizës COVID-19, puna për reformat duhet të vazhdojë”, u shpreh Santos në intervistën e saj për “European Western Balkans”.

“Që nga vendimi për të hapur negociatat e pranimit, Shqipëria dhe pjesa tjetër e Europës janë marrë me urgjencën e pandemisë globale që lidhet me virusin COVID-19. Për më tepër, vendi ishte duke u rikuperuar nga tërmeti i tmerrshëm i nëntorit të kaluar. Sidoqoftë, unë besoj se ky vendim u mor në një mënyrë shumë pozitive nga autoritetet dhe se gjithashtu ndihmoi për të dhënë një motiv shtesë për të vazhduar me reformat që kanë vazhduar në Shqipëri”, shprehet ajo.

“Fatkeqësisht dhe për shkak të gjendjes aktuale të jashtëzakonshme nuk mund të jap një përgjigje konkrete në lidhje me afatet ose datat. Megjithëse e di që të dy palët po vazhdojnë bashkëpunimin dhe punën e tyre për të përmbushur ato kushte, lufta kundër pandemisë globale tani është në pararojë të mendjes së të gjithëve. BE vazhdon të jetë aktive në terren, duke ndihmuar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit – 15 milionët e parë janë duke ndihmuar tashmë me rindërtimet e shkollave – gjithashtu, siç mund ta shohim nga lajmet më të fundit të donacioneve të kutive të testimit dhe aktivizimit të ndihma makro financiare, e cila do të ndajë 180 milion € për Shqipërinë. Ky bashkëpunim i Bashkimit Evropian me autoritetet dhe partnerët e tjerë do të ndihmojë vendin të ecë përpara gjatë këtyre kohërave të provuara”, ka thënë Isabel Santos, Raportuese për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Shpenzoi 259 milionë dollarë, Elon Musk donatori më i madh në zgjedhjet e SHBA

Miliarderi amerikan Elon Musk ka ndarë 259 milionë dollarë (245 milionë euro) për të ndihmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Princi William i dorëzon titullin e lartë ‘OBE’ pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj

Princi William i ka dorëzuar pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë të Urdhrit më…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME