Categories Sport

Rashica ishte jashtë Euro 2016, Lala: Nuk lashë gjë pa i thënë De Biasit, Miloti na çonte në çerekfinale!

Altin Lala ish-mesfushori legjendar i kombëtares shqiptare, aktualisht në rolin e menaxherit të talentit kosovar të Werder Bremen, në një intervistë ka shpërthyer ndaj Giani De Biasit, ish-trajnerit të kuqezinjëve i cili e la jashtë Euro 2016-ës, Rashicën dhe i hoqi mundësinë Shqipërisë për ta patur përgjithmonë në gjirin e saj, sulmuesin anësor. Edhe tani kur kanë kaluar 4-vjet, Lala nuk i kursen kritikat për De Biasin ndërsa shprehet se me Rashicën i cili kërkohet nga disa prej klubeve më të mëdha europiane, kuqezinjtë mund të kishin shkuar deri në çerekfinalet e Europianit francez.

“Nëse Rashica do të merrej në Europian, nuk do të kishte më mundësinë që të shkonte te Kosova. Kur nuk e mori Shqipëria, unë i thashë Milotit që vendos me zemër. Ne të gjithë e duam Shqipërinë dhe Kosovën se jemi një. Në të ardhmen shpresojmë që të luajmë për një Kombëtare. Që të luajmë të gjithë bashkë. Vendimi i De Biasit për të lënë jashtë Rashicën në Europian? Nuk kam lënë gjë pa i thënë, nuk mund t’i them këtu në televizor, e kam sharë. Miloti ishte në atë kohë shumë mirë, madje kam menduar që jo vetëm do të grumbullohej në Europian, por edhe do të luante aty. Isha shumë i surprizuar me atë vendim për ta lënë jashtë”, theksoi Lala.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME