Categories Lajme

Raste të reja në Berat, mes tyre dy infermiere pozitive

Tre raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Berat. Të infektuara rezultojnë të jenë 2 infermiere, duke vënë sërish në alarm Spitalin Rajonal të qytetit. Njëra prej infermiereve të infektuara punonte në Maternitetin e Beratit dhe kjo ka bërë që Inspektoriati i Higjenës të dezinfektojë dhe të mbyllë godinën e shërbimit gjinekologjik që ndodhet brenda territorit të Spitalit Rajonal.

Covid-19 është rikthyer sërish në Qendrat Shëndetësore brenda në qytetin e Beratit,ku një infermiere 42-vjeçe ka rezultuar “pozitive”, gjë që ka sjellë edhe mbylljen e kësaj qendre.

Dy infermieret e infektuara kishin shfaqur prej disa ditësh shenja të sëmundjes si: temperaturë dhe këputje trupore por pamvarësisht shenjave të infektimit ato kanë vijuar punën deri në kryerjen e tamponit. Mjekët epidemiologë në Berat janë duke kryer hetimin epidemiologjik të rasteve të kontaktit të dy infermiereve të infektuara me Sars Covid-19,të cilët do ti nënshtrohen tamponit për ekzaminim.

Rasti i tretë i konfirmuar “pozitiv” është një kasap, që ka shërbyer si i tillë në një nga lagjet e qytetit deri në momentin kur ka rezultuar i prekur me Covid-19. Ky fakt ka shqetësuar mjaft banorët e Beratit,të cilët duke mos ditur vendndodhjen e dyqanit të mishit ku shërbente kapasi,janë në panic.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME