Categories Lajme

Rastet e reja në ulje në fund të nëntorit

Shqipëria e mbyll nëntorin me një trend në ulje të rasteve të reja me COVID, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 195 raste të reja dhe 4 viktima. Prej dy ditësh rastet e reja kanë pësuar një rënie të ndjeshme. Nga shifrat e publikuara nga autoritetet shëndetësore, të përpunuara nga Abcnews.al rezulton se dita me më shumë raste të reja infeksionesh përgjatë nëntorit ka qenë data 9 nëntor ku u regjistruan 770 raste, ndërkohë që më shumë viktima janë regjistruar një ditë më parë pra me 8 nëntor, 11 viktima.

Aktualisht në vendin tonë janë 7065 raste aktive me COVID. Që prej fillimit të pandemisë kanë ndërruar jetë për shkak të këtij virusi 3096 persona në total. Tashmë bota po kërcënohet nga një tjetër varianti i COVID i zbuluar në Afrikën e Jugut, Omicron i cili është zbuluar në disa shtete në Europë. Disa vende kanë ashpërsuar masat anti-COVID, ndër to Austria e cila ka vendosur që prej muajit shkurt vaksinimi të nisë me detyrim. Ndërkohë Spanja ka ndaluar fluturimet me vendet e Afrikës së Jugut deri në një vendim të dytë. Ndryshe në vendin tonë, deri më tani nuk është zbuluar asnjë rast me variantin e ri të COVID. Autoritetet kanë deklaruar se janë në gatishmëri për të gjurmuar çdo rast të dyshimtë, ndërkohë që nuk ka sinjalizime për ashpërsim të masave.

Aktualisht në vendin tonë është i ndaluar qarkullimi dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve nga ora 23:00 deri në 06:00, ndërkohë që në pikat kufitare kalohet me pasaportë vaksinimi, test PCR ose certifikatë shërimi. Mbajtja e maskës është e detyrueshme vetëm në ambientet e mbyllura, ndërkohë që të ndaluara me vendim të Komitetit të Ekspertëve janë grumbullimet në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Statistikat (Nëntor) Statistikat e përgjithshme Testime totale 1,394,136 pozitive 199,945 Raste të shëruara 189,784 Raste Aktive 7,065 Humbje jete 3,096ëntor – 571 raste, 3 viktima 4 nëntor – 570 raste, 4 viktima 5 nëntor – 631 raste, 4 viktima 6 nëntor – 563 raste, 2 viktima 7 nëntor – 568 raste, 5 viktima 8 nëntor – 230 raste, 11 viktima 9 nëntor – 770 raste, 4 viktima 10 nëntor – 690 raste, 5 viktima 11 nëntor – 625 raste, 3 viktima 12 nëntor – 573 raste, 5 viktima 13 nëntor – 587 raste, 3 viktima 14 nëntor – 475 raste, 4 viktima

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME