Categories Lajme

Rasti “Pjetri”, dyshime për paaftësi dhe kontroll politik mbi DSIK

Rasti i Valdrin Pjetrit është një dëshmi e rëndë për cedimin e sistemit shqiptar mbi kontrollin e integritetit të zyrtarëve të lartë shtetërorë, si edhe forcon dyshimet për kontrollin politik mbi këtë proces delikat. Pjetri, kryebashkiaku i sapozgjedhur i Shkodrës, i cili dha dorëheqjen pa marrë mandatin për shkak të të kaluarës kriminale, ka marrë çertifikatë sigurie të nivelit të lartë në vitin 2014, gjatë mandatit të parë të Partisë Socialiste. Çertifikata e Sigurisë është një dokument i lëshuar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), një agjencie qeveritare në varësi direkte të Kryeministrit. Valdrin Pjetri ka mbajtur poste të larta shtetërore duke nisur nga viti 2010, kohë kur u emërua Administrator i Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Në periudhën 2014-2018 ai ka punuar si zyrtar i lartë në rang drejtori në Ministrinë e Mbrojtjes, nën administratën e dy ministreve radhazi socialiste, fillimisht me Mimi Kodhelin e më tej me Olta Xhaçkën. Gjatë kësaj periudhe, Pjetri ka mbajtur gjithashtu edhe detyrën e Kryetarit të Komisionit për Demontimin e Municioneve të Ministrisë së Mbrojtjes. Ky pozicion kërkon domosdoshmëri pajisjen me çertifikatë sigurie të nivelit të lartë, për shkak të informacionit strategjik që administrohet gjatë shqyrtimit të dokumentacionit të armatimit. Siç rezulton së fundmi, Valdrin Pjetri ka pasur në dosjen e tij personale çertifikatën e sigurisë të nivelit të lartë, me të cilën është pajisur nga DSIK në vitin 2014, kohë kur institucioni i verifikimit drejtohej nga Arben Seferi, një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të kryeministrit Edi Rama.

Të dhënat e publikuara nga Partia Demokratike, të cilat dokumentojnë arrestimin dhe dënimin e Pjetrit për narkotikë në Itali, në vitin 2003, faktojnë edhe dështimin e DSIK-së në verifikimin e tij. Nga ana tjetër, ka edhe figura publike që rastin e Pjetrit, e të tjerë të ngjashëm, i shohin si rezultat i kontrollit politik qeveritar mbi institucionet që kryejnë verifikimet për zyrtarët e lartë. Presidenti Ilir Meta është zyrtari më i lartë shtetëror dhe njëkohësisht dyshuesi më i madh mbi rolin e DSIK në rastin “Pjetri”, por jo vetëm të tij.

Meta tha të Premten se “…Problemi është kapja e institucioneve që nuk kanë bërë punën e tyre, për të verifikuar shkeljen e ligjit në rastin në fjalë. Fakti që personi ka pasur edhe detyra të mëparshme dhe certifikata të sigurisë të nivelit të lartë, për shkak të detyrave, tregon se duhet të bëhet një hetim me i thelluar për funksionimin e institucioneve të pavarura të shtetit që verifikojnë integritetin e të gjithë zyrtarëve tanë”. Nuk është hera e parë që Presidenti Meta ngre pikëpyetje mbi aktivitetin e DSIK-së. Në janar të këtij viti, kreu i Shtetit refuzoi të dekretojë emrin e Gent Cakaj në postin e Ministrit të Jashtëm.

Meta konstatoi fillimisht se Cakaj nuk ishte pajisur me çertifikatë sigurie. Pas refuzimit të parë, kryeministri Edi Rama e ridërgoi emrin e Cakajt në Presidencë, për emërimin në postin e kryediplomatit, shoqëruar me çertifikatën e sigurisë, të lëshuar nga DSIK, me firmën e drejtorit Dorian Tola. Gjatë verifikimit të dytë, Presidenca konstatoi se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar kishte kryer një verifikim 24-orësh, në përfundim të të cilit nuk kishte konstatuar problematika në integritetin e Gent Cakaj. Meta e refuzoi për herë të dytë kandidaturën e Cakajt, ndërkohë që opozita parlamentare PD-LSI e konsideroi skandal politik nxitimin e DSIK-së për të çertifikuar Cakajn dhe kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të verifikuar veprimtarinë e DSIK-së dhe drejtorit të saj, Dorian Tola.

Ky komision nuk nisi punën e tij, pasi vetëm pak javë më vonë, PD-LSI dorëzuan mandatet parlamentare, në vijim të konfliktit të ashpër politik me maxhorancën e Edi Ramës. Opozitarët e rinj, të cilët morën një pjesë të mandateve të deputetëve të opozitës zyrtare, ndoshta nuk kanë asnjë informacion për aktin e miratimit për një komision të tillë parlamentar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME