Categories Lajme

Reagimi/ Pallati prej disa orësh nën flakë, inxhinieri Beqaj: Po të ishin materialet e duhura të ndërtimit, zjarri do izolohej e vetëshuhej

Prej disa orësh zjarrëfikësit kanë vijuar betejën për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë pallatin dhjetëkatësh në zonën e ish-parkut të Autobusëve në Tiranë, në rrugën ‘Sali Butka’.

Inxhinieri i ndërtimit Gëzim Beqaj në një lidhje për Report TV ka deklaruar se materiali i pallatit që është djegur nuk duket të ketë qenë sipas standardeve të izolimit termik. Nëse materiali i pallatit që ka marrë flakë do të kishte qenë i vetëshueshëm, flakët sipas tij nuk do të ishin përhapur.

“Për mendimin tim unë nuk jam ai që duhet të vendos aty. Materialet e ndërtimit ajo që është pjesa termike e sistemit kapot duhet të jetë i vetëshueshëm. Nëse bie zjarr në një zonë ai të rrijë i lokalizuar aty ku ka rënë zjarri, pra të mos vetëdigjet. Nëse ka një shkëndijë elektrike të digjet vetëm pjesa ku është zjarri prezent. Unë po shoh që materiali vazhdon dhe digjet në tërë masën e tij. Kjo nuk duhet të ndodhë sipas standarteve të izolimit termik. Po të ishin materialet e duhura dhe të vetëshuheshin nuk do të kishte ndodhur kjo”.

Kusht kryesor për një material është që të mos vetëdigjet.

“Ky material nuk është i këshillueshëm. Jo vetëm termiket por edhe dyshemetë. Nuk e di është bërë ndonjë test nga inxhinierët të marrin një copë material ti vënë zjarrin a është toksike? Shpërndahet kjo. Materialet një nga kushtet që kanë është të mos vetëdigjen.

Sot kemi 3 lloje materialesh në pjesën termike. Me bazë kolesterol, kolpanel tapa e shishes e cila është e shtrenjtë. Edhe materialet e polesterolit që janë më të lira duhet të plotësojnë këto kushtet që thanë të lokalizojnë zjarrin që të rrijë aty ku bie. Po mori zjarr ky system ky është brenda midis murit dhe pllakës dhe zjarrfikëset nuk mund ta fikin dot sepse ai është brenda. Është e vështirë ta fikësh. Nuk besoj se do të ketë probleme me strukturën”, tha ai.

Inxhinieri përmend disa elementë si mund të ishte parandaluar zjarri.

“Kjo fillon që në fazën e projektitmit. Që në projektim duhet të ishin përcaktuar qartë lloji i materialit. Dhe pastaj është detyra e atij që zbaton punimet. Janë disa hallka përgjegjegjëse der isa të zbulohet se kush e ka problemin. Projekti, zbatuesit… Unë mendoj që mbikëqyrësit e punimeve sduhet të emërohen nga ata që bëjnë ndërtimin port ë jetë i pavarur, të mos ketë varësi financiare dhe të mos paguhet nga ai që ndërton. Të emërohen dhe menaxhohen nga pushteti vendor”.

“Të gjithë ne inxhinierët duhet të jemi të vëmendshëm të kujdesshëm. Në Shqipëri mungon urdhri i inxhinierit. Urdhi është një nga hallkat që ndikon në disiplinë. Po të ishte një disiplinë korrekte do të ishte më me disiplinë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME