Këngëtarja e njohur, Big Mama së fundmi ka postuar një foto në rrjete sociale, e ulur në një karrige ku shfaqet në formë të mirë trupore. Por teksa këngëtarja ka shkrepur foton, njëra këmbë e saj është mbuluar nga fustani, duke bërë që fansat të dyshojnë. Ata e akuzuan këngëtaren për photoshop, duke bërë që këmba e saj të “zhduket”.

Por, reagimi i këngëtares ka qenë i menjëhershëm, e cila përmes një postimi në Instastory shkruan se nuk është aq naive sa ta zhdukë këmbën e saj në fotografi.
“Ja ku e kam këmbën, por nga fustani nuk duket. Shyqyr zotit nuk jemi aq debila sa të ju bëjmë asi kinsa me zhduk këmbën me fotoshop. Nuk di pse merrem me ju me iu dhënë sqarime, kur truti juaj aq kupton.” ka shkruar këngëtarja. /abcnews.al

