Categories Lajme

Reagon “Shoqata e Infermierëve”: Rastet e bëra publike nuk janë të vetmet

Shoqata e infermierëve të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me daljen në pah të korrupsionit të bluzave të bardha në spitalet Covid. Përmes një postimi në facebook “Shoqata e Infermierëve”, dënon aktin e rëndë dhe thekson se rastet e bëra publike nuk janë të vetmit, por ekzistojnë edhe shumë të tjerë. Megjithatë shoqata i del në mbrojtje të gjithë atyre infermierëve dhe mjekëve të cilët punojnë me ndershmëri, si dhe kërkon nga organet përkatëse të bëjnë zbulimin e plotë të skemës korruptive.

Postimi i plotë: Reagim per te disaten here per korrupsionin qe po ndodh ne spitalet Covid.Edhe pse kemi qene te paret qe kemi deklaruar menyren e sherbimit qe po behet ne keto spitale dhe mungesat e theksuara te sherbimit mjekesore dhe social dalja ne pah e korrupsionit mes bluzave te bardha nuk eshte dicka e re.

Sigurisht ne e denojme me force cdo lloj forme korrupsioni dhe cdo lloj sjellje veprimi dhe mosveprimi te personelit shendetesore ne drejtim te pacienteve dhe kerkojme denim maksimal per cdo veper te kryer ne cdo institucion shendetesore si ne shtet dhe ne privat.

Por na cudit fakti qe eshte e disata here qe i bejme thirrje institucioneve perkatese qe te nis hetim te spitaleve covid dhe te personelit qe punon ne keto spitale pasi pothuajse te gjitheve ne menyre te pajustifikuar ju jane rritur te ardhurat e tyre jo vetem prej bonusit te dhene nga qeveria por ne forma te tjera te padeklaruara dhe burimi i ketyre te ardhurave nuk justifikohet.

Nuk mundet qe i gjithe Sistemi shendetesore dhe te gjithe punonjesit shendetesore te perbalten per shkak te disa rasteve abuzive qe mund te jene ne mesin tone,por cdo shkelje duhet hetuar deri ne fund duke nxjerr para drejtesise jo vetem personin qe ka bere shkelje por dhe cdo bashkepunetore tjeter te tyre pamvarsisht pozicionit drejtues apo profesional qe mund te kete. Sigurisht qe keto nuk jane te vetmet raste por ka shume raste qe jane denoncuar ne menyra te ndryshme por qe jane neglizhuar nga institucionet qe duhet ti ndjekin deri ne fund keto shkelje.

Per ne nuk eshte e lehte te flasim per te tilla gjera por eshte koha qe mos te ndoten te gjithe pasi ka shume qe po punojne dhe sakrifikojne me ndershmeri edhe ne kohe pandemie dhe pa shperblime dhe bonuse. Prandaj le te mos presim te dali nje rast tjeter qe te presim drejtesine te veproj.

Kemi kerkuar hetim te menyres se punesimit te personelit ne vitet e fundit si dhe verifikim te dosjeve te tyre se sa te vlefshme jane qe ato mund ta ushtrojne profesionin apo jane ne shkelje. Duke shpresuar qe ky te jete rasti i fundit qe njollos punen dhe figuren e infermiereve ne vendin tone urojme qe drejtesia te vihet ne vend sa me shpejt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME