Categories Lajme

Reagon Spitali i Vlorës ndaj PD: Personeli shëndetësor që rezultoi pozitiv u infektua jashtë institucionit shëndetësor

Dega e Partisë Demokratike në Vlorë ka denoncuar menaxhimin e situatës së koronavirusit në spitalet e qytetit bregdetar. Ajo vendos theksin tek materniteti i Vlorës i cili rrezikon të mbyllet nga mungesa e zbatimit të protokolleve shëndetësore pasi një infermiere rezultoi pozitiv me COVID-19. PD Vlorë deklaron se ka kontaktuar me spitalin, ku sipas tyre thotë se infermieria e infektuar ka qenë me leje 1 mujore në shtëpi, dhe është infektuar nga kontakti që ka patur me personat e infektuar ditët e fundit. Spitali e mohon faktin që infermieria të ketë qenë në punë muajin e fundit dhe shprehet se është infektuar gjatë lejes 1 mujore të saj. Ato i kërkojnë Prokurorisë së Vlorës që të hetojë për zbatimin e masave shëndetësore në këtë institucion. Deklarata e plotë: Spitali i Vlorës kthehet në vatrën e infeksionit dhe Ferrin e Qytetarëve Vlonjatë!

Kaosi dhe paaftësia kanë përfshirë institucionin shëndetësor më të madh të qytetit! Shkon për t’u shëruar nga sëmundje të ndryshme dhe rrezikon të infektohesh nga virusi! Nga ndjekja në terren e strukturave të Partisë Demokratike Vlorë, konstatohet se; – Dy qytetarë të shtruar në repartin e Patologjisë për probleme të ndryshme shëndetësore, se janë infektuar me COVID 19. Ata janë dërguar në repartin infektivit të QSUT. – Akoma dhe më alarmante paraqitet situata në Maternitetin e Spitalit, i cili rrezikon të mbyllet nga mungesa e zbatimit të protokollit të kufizimit të virusit, pasi një infermiere ka rezultuar me virus! – Drejtoresha e Spitalit, e ka braktisur detyrën dhe e ka lënë në mëshirë të fatit personelin shëndetësor, i cili rrezikon infektimin në masë! Parë Demokratike Vlorë i kërkon Prokurorisë së Vlorës që të nis hetimet në lidhje me zbatimin e protokolleve përkatëse. Drejtuesit e Spitalit janë duke kryer një Krim në heshtje kundër qytetarëve të Vlorës, të cilët ndihen të pasigurtë për t’u shtruar në spital! Parë Demokratike Vlorë, Vlonjatët, presim reagimin zyrtar të Drejtoreshës Arrogante, në lidhje me situatën, ashtu siç “reagonte” me statuset e saj në facebook “Edhe sot Vlora zero raste të infektuar”!

Reagimi i Spitalit te Vlores,  Spitali i Vlorës ka reaguar pas akuzës së PD dega e Vlorës, se ai është kthyer në vatrën e infeksionit në qytetin bregdetar. Në një postim në faqen zyrtare në rrjetet sociale, Spitali rajonal i Vlorës bën me dije se “një personel shëndetësor asimptomatik që ka rezultuar pozitiv është infektuar jashtë spitalit duke qenë pjesë e rrethit të kontakteve të personave të testuar më parë. Punonjësja, për arsye të tjera shëndetësore ka qenë me paaftësi të përkohshme gjatë kësaj kohe”.

Spitali i Vlorës thekson se në zbatim të dispozitave ligjore, prej muajsh “ka ndaluar hyrjet e familjarëve duke arritur të mbrojë personelin si dhe vetë pacientët duke mirëmenaxhuar, si dhe në bashkëpunim me çdo qytetar vlonjat që ka treguar mirëkuptim. -Janë qindra vizita mjekësore që kryhen çdo ditë nga mjekë e infermierë të palodhur që i japin qytetit vlerën e profesionistëve! -Janë jetë të shpëtuara çdo ditë nga puna e tyre, janë ato ekipe që sfiduan panikun edhe për muaj të tërë mohuan familjet e tyre duke ju përkushtuar profesionit më fisnik në botë”.

-Sapo ka ardhur në jetë një vajzë në maternitetin e Vlorës! Mirëserdhe qytetarja më e re e qytetit tonë të bukur!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME