Categories Sport

Real bën gati 116 milionë euro për super talentin e Dortmundit

Borussia Dortmund ka nisur kërkimin për të gjetur një zëvendësues për Jadon Sancho për sezonin e ardhshëm. 19-vjeçari anglez është një nga yjet e klubit gjerman dhe një nga talentet e reja më premtues në botën e futbollit. Kjo është arsyeja pse nga Anglia theksojnë se Real Madrid do të bëjë një tjetër ofertë për ta bindur që të shkojë në “Santiago Bernabeo”.Dy sezone më parë klubi merengues ishte në garë për të, por ish-talenti i City-it vendosi që të transferohej në Bundesligë për të treguar vlerat e tij, teksa në Angli talentet e kanë të vështirë për të gjetur hapësira.

Sipas “Dail Mail”, Real Madrid ka gati një ofertë prej 100 milionë paundësh, ose e kthyer në euro 116 milionë euro. Një transferim që do të kompletonte edhe më shumë skuadrën madrilene, pasi ka në dispozicion edhe lojtarë të tjerë të talentuar si Vinicius Junior dhe Rodrygo. PSG dhe Juventus janë dy skuadrat e tjera të interesuara për shërbimet e Sancho, por mesa duket Real Madrid është në avantazh në negociata. /R.Lika-Koha Jone/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME