Gianluigi Buffon ka thënë se është gjithmonë kënaqësi të takohesh me Real Madridin, kur Juventus mund t’i ketë kundërshtar ‘Los Blancos’ në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. Paraqitja e fundit e Buffon kundër Real Madrid ishte ajo e para dy sezoneve në Ligën e Kampionëve, kur portieri italian u ndëshkua me karton të kuq, pasi gjyqtari akordoi penallti për skuadrën e Zidanes në minutat e fundit të takimit. “Gjithmonë është kënaqësi të përballesh me Real Madridin”, ka deklaruar Zidane,
“Respekti që kam për historinë e tyre dhe lojtarëve të tyre, është i madh”. “Pavarësisht se si përfundoi hera e fundit në Madrid, unë e shikoj përsëri atë ndeshje me një mendim pozitiv. Ishte një shembull i vendosmërisë dhe fuqisë”. “Pra, në atë rast, dy ekipe fantastike do të takoheshin përsëri”.
