Categories Lajme

Rebesh dhe reshje të shiu, përmbytje në disa nga qytetet në vend

Reshjet e dendura të shiut mëngjesin e së enjtes e përmbyten sërish rrugën Taulantia, buzë detit në Durrës. Ajo i është nënshtruar rikonstruksionit në vitin 2018 në të gjithë gjatësinë e saj, por përsëri kur bien shira të rrëmbyer rruga përmbytet.

Ndërsa në vitin 2019 u dha një tjetër fond me vlerë 14.5 milion lekë nga buxheti i bashkisë për rikonstruksionin e njw segmenti të po asaj rruge. Punimet janë fazën përfundimtare, por sërish problematika mbetet e njëjtë.

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar dëme në fshatin Porodinë pranë qytetit të Korçës. Përroi i fshatit ka dale nga shtrati duke dëmtuar disa banesa, 15 bagëti kanë ngordhur, ndërsa është rrezikuar edhe jeta e banorëve. “Përroi ka kaluar këtej dhe ka përmbytur. Makina ka qenë këtu dhe e ka spostuar tutje. Ra shiu dhe uljet që ranë nga mali erdhën këtu. U zu ura dhe teptisi uji nëpër shtëpi”, shprehen banorët.

Grumbullimi i mbeturinave, derdhja e ujërave te zeza, ngushtimi i përroit dhe ura tepër e ulet sipas banoreve janë arsyet qe përroi del nga shtrati sa here ka reshje.“Sa herë bie shiu ne përmbytemi. Kanalet nuk janë pastruar asnjehere. Urat nuk bëhen në rregull”, thanë banorët. Ata shprehen se janë ankuar disa herë por pushteti lokal nuk ka marrë asnjë masë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME