Moderatori Ermal Peçi, mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV ORA, aty ku foli për personazhet e njohur të showbizit shqiptar si edhe tregoi diçka më shumë për jetën e tij private. Gjatë intervistës ai u pyet nga moderatorja për takimin më të sikletshëm që ka pasur duke treguar me pas një rast të ndodhur në Turqi. Ai tha se gjatë verës teksa ndodhej në një resort në shtetin turk është ngacmuar nga recepsionistja. Mirëpo edhe pse aty ishte e ndaluar që të kishte ngacmime mes punonjësve dhe klientëve vajza sajonte gjëra që të takohej me Ermalin.
“Ishin pushimet e fundit që bëra jashtë Shqipërisë, një nga vajzat recepsioniste atje pati një fiksim, nuk e di çfarë ndodhi. Ti e di që në resortet atje nuk lejohet të ngacmojnë me klientët sepse të pushojnë nga puna dhe ajo çfarë nuk sajonte, një shërbim këtu, një atje , për të marr një puthje… Ishte një mrekulli. Unë prandaj e kam qejf Turqinë sepse nuk ka fanatizëm. Atje ndodhin gjëra që ndodhin për qefin tënd”– është shprehur Ermali.
